Për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, gjuha shqipe ka qenë historikisht elementi themelor i identitetit kombëtar, më shumë sesa përkatësia fetare. Kjo nuk nënkupton se feja nuk ka rëndësi, por se gjuha ka shërbyer si ura që ka bashkuar shqiptarët përtej dallimeve fetare, politike dhe krahinore.
Shqiptarët janë një nga popujt e rrallë në Ballkan ku identiteti kombëtar është ndërtuar kryesisht mbi gjuhën dhe kulturën, e jo mbi mbi atribute tjera, e as mbi fenë. Brenda kombit shqiptar bashkëjetojnë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, por të gjithë ndajnë të njëjtën gjuhë, histori dhe trashëgimi kulturore. Pikërisht kjo ka bërë që gjuha shqipe të jetë simboli më i fortë i unitetit kombëtar.
Në Maqedoninë e Veriut, ruajtja dhe përdorimi i gjuhës shqipe ka qenë një betejë politike dhe kulturore për dekada. Të drejtat për arsimim në shqip, përdorimin institucional të gjuhës dhe përfaqësimin kulturor nuk kanë qenë vetëm çështje komunikimi, por çështje ekzistence dhe dinjiteti kolektiv. Një komunitet mund të ndryshojë bindje fetare gjatë historisë, por humbja e gjuhës shpesh nënkupton humbjen graduale të identitetit kombëtar.
Rilindësit shqiptarë e kanë kuptuar këtë shumë herët. Motoja e famshme “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, e lidhur me Pashko Vasa, shpreh pikërisht idenë se mbijetesa kombëtare e shqiptarëve varej nga uniteti përmes gjuhës dhe kulturës, jo nga ndarjet fetare. Në një rajon ku feja shpesh është përdorur si instrument politik për ndarje etnike, shqiptarët kanë mbijetuar si komb sepse kanë ruajtur gjuhën.
Sot, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, gjuha shqipe mbetet themel i arsimit, kulturës, identitetit dhe pjesëmarrjes së barabartë në shtet. Ajo është kujtesë historike, mjet emancipimi dhe garanci për vazhdimësinë kombëtare. Feja është çështje personale dhe shpirtërore; gjuha është trashëgimi kolektive dhe shtylla që mban gjallë identitetin e një populli.
Në Maqedoninë e Veriut, identiteti kombëtar mbrohet nga gjuha shqipe e jo nga përkatesia fetare
Shkruan: Ibrahim Gashi

OPINIONE
Artikuj të ngjashëm
OPINIONE
Blushi: Pse protestojnë fëmijët
Analizë fantastike nga BEN BLUSHI për dekadencen shqiptare
OPINIONE
Jungu dhe Frojdi, rrugët drejt së pavetëdijshmes, të ndezësh një dritë në thellësi ku shpirti mbahet i burgosur në errësirë
“E pavetëdijshmja nuk është në asnjë mënyrë një thes i zbrazët ku grumbullohen mbeturinat e ndërgjegjes...” — C. G. Jung, Letër Dr. N., 1934 “Ajo është në të vërtetë shtresa e përjetshme e gjallë, krijuese dhe filizuese brenda secilit prej nesh...” — C. G. Jung, hyrje në Secret Ways of the Mind, 1930
OPINIONE
Respekti nuk kërkohet, fitohet
Deklaratat fyese ndaj emigrantëve kosovarë duhen kundërshtuar qartë. Megjithatë, përgjigjja më e fortë nuk është vetëm revolta në rrjete sociale. Përgjigjja më e mirë është ndërtimi i një Kosove me institucione të ndershme, arsim të fortë, drejtësi të paanshme dhe ekonomi që u jep qytetarëve arsye të qëndrojnë. Në të gjtha nga keto ne si shoqëri jemi ne fund të pusit sipas sllovenve! Apo ndoshta jemi të tillë ?!
