Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën nuk po zbulon ndonjë realitet të panjohur për qytetarët. Përkundrazi, ai po e dokumenton atë që qytetarët e përjetojnë çdo ditë: një sistem shëndetësor me probleme të thella, reforma të ngadalta, mungesë efikasiteti dhe pasiguri për shërbimet bazë shëndetësore.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë 2026 evidenton një barrë të lartë financiare për pacientët, financim të kufizuar publik për shëndetësinë dhe vonesa në përafrimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore me standardet e Bashkimit Evropian.
Në Kosovë, jeta e njeriut vlen më pak se pushteti, lidhja familjare dhe interesi politik. Kur një grua vritet pas përgjigjjes së munguar të institucioneve gjyqësore dhe qendrës sociale, nuk bëhet fjalë vetëm për një tragjedi individuale. Bëhet fjalë për një shtet që nuk e mbron qytetarin në kohë dhe që e sheh njeriun si numër, jo si jetë.
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emergjent nga rrjeti europian RASFF, AKU u bën thirrje qytetarëve të shmangin konsumin e disa loteve të pudingut proteinik “Arla” me origjinë nga Danimarka.
Vrasjet brenda familjes në Kosovë nuk janë thjesht tragjedi private. Ato janë pasqyrë e një sistemi që sheh dhunën në shtëpi si “çështje familjare”, që nuk e mbron viktimën në kohë dhe që pas tragjedisë kërkon fajtorë individualë, por rrallëherë përgjigjet për dështimin institucional.
Një iniciativë për rikthimin e dinjitetit të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë u është drejtuar institucioneve të vendit me tetë kërkesa konkrete, duke kërkuar përgjigje deri më 6 nëntor.
Në Kosovë, ku çdo institucion kërkon të duket serioz dhe shtetëror, Oda e Mjekëve të Kosovës duket se ka gjetur një standard të veçantë: faksimili me simbolin e Odës vlen për mjekët shqiptarë, por për mjekët serbë, gjoja, nuk vlen. Ky nuk është thjesht një problem teknik i formularëve dhe vulave — është një paradoks institucional që tregon se sa sipërfaqësor është ndërtimi i shtetit dhe sa lehtë norma zëvendësohet me përjashtim.
Në vendin tonë, vrasjet brenda familjes nuk janë më lajm i rrallë. Ato janë bërë një sindrom i përsëritur: baba që vret djalin, vëlla që vret vëllanë, bashkëshort që eliminojnë njëri-tjetrin. Urrejtja e madhe brenda fisit dhe familjes nuk fshihet më. Ajo del hapur dhe tregon se kemi një problem të thellë, të pashëruar dhe të injoruar prej kohësh.
Në spitalet dhe klinikat e Kosovës, por edhe më gjerë, rivaliteti mes mjekëve nuk është më sekret i mirëmbajtur. Ai shihet në korridore, në mbledhje, në konferenca shkencore dhe sidomos kur vjen puna te specializimet, pozitat e lira apo pacientët “e mirë”. Secili pretendon se është më i saktë, më i përkushtuar, më i aftë se tjetri. Kjo pretencë nuk është thjesht krenari profesionale; ajo shpesh shndërrohet në luftë të heshtur, ku kolegu shihet si kërcënim dhe jo si partner. Pse ndodh kjo dhe nga buron ky rivalitet i theksuar?
Bisedoi: Desara Çela ---- Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas infeksioneve respiratore që prekin fëmijët dhe jo vetëm. Tek fëmijët ,infeksionet urinare janë ndër më të shpeshtat dhe mosha që preket më shumë nga këto infeksione është mosha latente.
Prof. Dr. Gani Bajraktari, një nga emrat e vlerësuar të kardiologjisë dhe shkencës mjekësore shqiptare, në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë
Në Universitetin e Prishtinës, e veçanërisht në Fakultetin e Mjekësisë, ka një traditë të ´shenjtë´ që nuk e prek as reforma, as koha, as ndonjë ide e çuditshme si meritokracia. Që nga dita e parë që u ndërtua fakulteti, profesori e ka një mision të shenjtë: ta bëjë djalin apo vajzën e tij profesor. Me çdo kusht. Me çdo mjet. Me çdo ndërhyrje. Dhe me një mesatare që, siç e dinë të gjithë, është më e pastër se uji i Bjeshkëve të Nemuna.
Tre shkencëtarë që arritën të përdorin dritën për të kontrolluar qelizat nervore fituan Çmimin Nobel 2026 në Fiziologji ose Mjekësi, për një zbulim që ka ndryshuar mënyrën se si studiohet truri dhe qarqet e tij.
Ka tema që nuk debatohen sepse janë të pakëndshme. Jo sepse nuk ekzistojnë, por sepse përballja me to do të kërkonte guxim, përgjegjësi dhe prishjen e një heshtjeje të vjetër. Njëra prej tyre është abuzimi me pushtetin në mjediset akademike, sidomos aty ku një profesor mund të vendosë për notën, të ardhmen profesionale dhe vetëbesimin e një studenti.
Mantili i bardhë është veshje e brendshme, e dizajnuar për ambiente sterile, për sallat e operacionit dhe repartet ku kontrollohet higjiena deri në detaj. Në asnjë vend të botës së zhvilluar, mjeku nuk del në terren me mantil vetëm në Kosovë .
Një fëmijë në parashkollor mund të marrë 6-12 ftohje në vit. Ndonjëherë, veçanërisht në dimër, mund të duket se fëmija juaj është i sëmurë për javë të tëra, dhe mezi kalon një ftohje përpara se të marrë një tjetër.
Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës, të paraqitur kundër Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar pikën C të shtojcës 2 të udhëzimit administrativ nr. 02/2026 për shkollimin specialistik.
Në historinë e Kosovës, shumë nga emrat të shquar të shkencës — si psh prof. dr. Musa Haxhiu — u bënë simbole të një paradoksi interesant: shkëlqyen në vendlindje, por jashtë saj u “shuan” si numra në sistem. Ky fenomen nuk është thjesht biografi individuale, por pasqyrë e një përvoje të përbashkët emigrante e që është ajo që në vend të huaj bëhesh vetëm një punëtor që paguhesh për orët që bënë.
Humanizmi në mjekësi nuk nënkupton që çdo vizitë duhet të zgjasë një orë. Ai fillon me gjëra bazike: përshëndetje, dëgjim aktiv, shpjegim të thjeshtë të diagnozës, respekt për privatësinë dhe informim të qartë se çfarë ndodh më pas. Edhe në një takim të shkurtër, pacienti duhet të ndihet i dëgjuar dhe i trajtuar me dinjitet.
Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz i drejtohen fertilizimit in vitro (IVF) për të ndihmuar në rritjen e familjeve të tyre, një raport i ri hedh dritë mbi përhapjen e këtij procesi. Sipas një studimi nga Komiteti Ndërkombëtar i Monitorimit të Teknologjive Riprodhuese të Ndihmuara (ICMART), studiuesit vlerësojnë se në mbarë botën kanë lindur më shumë se 13 milionë foshnje nga IVF.
Dr. Anton Ashta mbetet një nga figurat e shquara të mjekësisë shqiptare, i njohur veçanërisht për kontributin e tij në luftën kundër malaries. I lindur më 30 mars 1895 në Shkodër, ai e lidhi veprimtarinë e tij profesionale me një nga sfidat më të rënda të shëndetit publik në Shqipërinë e shekullit XX.