Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në raportin 24-orësh.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin nuk bashkëjeton qe disa muaj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, Gëzim Berisha ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës në mars të vitit të kaluar.
Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje.




