Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë 2026 evidenton një barrë të lartë financiare për pacientët, financim të kufizuar publik për shëndetësinë dhe vonesa në përafrimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore me standardet e Bashkimit Evropian.
Dr.Ruden Cakoni ka folur për hormonin GLP-1 dhe rëndësinë e tij në podcastin “Obeziteti – Le të flasim për të”. Ajo thotë se GLP-1 është një hormon shumë i rëndësishëm në trup, i cili, luan një rol thelbësor në rregullimin e ekuilibrit të sheqerit në trup nëpërmjet insulinës.
Një iniciativë për rikthimin e dinjitetit të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë u është drejtuar institucioneve të vendit me tetë kërkesa konkrete, duke kërkuar përgjigje deri më 6 nëntor.
Qumështi i gjirit është shumë më tepër sesa një burim ushqimi për foshnjën. Ai siguron lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e saj, ndërsa luan një rol të rëndësishëm edhe në forcimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin e mikrobiomës së zorrëve.
Për disa njerëz, një filxhan kafe është i mjaftueshëm për t’i mbajtur zgjuar për orë të tëra. Për të tjerë, edhe dy kafe, një pije energjike dhe disa gota Coca-Cola nuk duket se bëjnë ndonjë ndryshim të madh.
Ka tema që nuk debatohen sepse janë të pakëndshme. Jo sepse nuk ekzistojnë, por sepse përballja me to do të kërkonte guxim, përgjegjësi dhe prishjen e një heshtjeje të vjetër. Njëra prej tyre është abuzimi me pushtetin në mjediset akademike, sidomos aty ku një profesor mund të vendosë për notën, të ardhmen profesionale dhe vetëbesimin e një studenti.
Mantili i bardhë është veshje e brendshme, e dizajnuar për ambiente sterile, për sallat e operacionit dhe repartet ku kontrollohet higjiena deri në detaj. Në asnjë vend të botës së zhvilluar, mjeku nuk del në terren me mantil vetëm në Kosovë .
Me siguri keni dëgjuar për testet e IQ-së: një sërë pyetjesh që synojnë të përcaktojnë nivelin e inteligjencës së një personi që bën testin. Por shumë ekspertë tani e pranojnë se inteligjenca nuk ka të bëjë vetëm me të kuptuarit e librave të vështirë ose zgjidhjen e problemeve të vështira matematikore në çast.
Një fëmijë në parashkollor mund të marrë 6-12 ftohje në vit. Ndonjëherë, veçanërisht në dimër, mund të duket se fëmija juaj është i sëmurë për javë të tëra, dhe mezi kalon një ftohje përpara se të marrë një tjetër.
Në kohën e internetit, një dhimbje koke, një lodhje e pazakontë apo një ndryshim i vogël në trup shpesh pasohet menjëherë nga kërkimi në Google. Brenda pak minutash, përdoruesi mund të përballet me dhjetëra diagnoza të mundshme – nga shkaqe të padëmshme deri te sëmundje të rënda. Ky fenomen njihet shpesh si “Doktor Google”, por informacioni online nuk mund ta zëvendësojë vlerësimin profesional të mjekut.
Qumështi i nënës përfaqëson një ushqim të quajtur specifik dhe të projektuar nga natyra për të dhënë zhvillimin më të mirë për një specie. Është i pazëvendësueshëm për fëmijët dhe përmban faktorë mbrojtjeje imuniteti dhe proteina ushqyese.
Vjelljet e shpeshta dhe me forcë tek foshnjat shpeshherë alarmojnë prindërit e rinj, të cilët shpesh i ngatërrojnë ato me probleme të zakonshme të tretjes apo refluks. Megjithatë, pas këtyre simptomave mund të fshihet një patologji specifike kirurgjikale e njohur si Hipertrofia e Pylorusit (Pyloric Stenosis).
Në një botë ku stresi është bërë pjesë e përditshmërisë, jeta seksuale e shumë çifteve po vuan pasojat. Studimet tregojnë se stresi është faktori kryesor që ul performancën seksuale, ndërsa duhani dhe narkotikët përkeqësojnë edhe më shumë situatën.
Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur me enzima, vitamina, antioksidantë dhe minerale, është një thesar i vërtetë për ata prej jush që kërkojnë kujdes natyral pa aditivë kimikë.
Deti është i ndërthurur me verën. Është momenti kur e lini pas tensionin e ditës, freskoheni, relaksoheni dhe shijoni disa orë kohë të lirë. Megjithatë, sado e bukur të jetë noti, ka disa zakone që mund të mos jenë aq të pafajshme sa duken.
Klinika e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përballet me një valë largimesh të radiologëve me përvojë, një fenomen që po shqetëson jo vetëm stafin e mbetur, por edhe pacientët që varen nga shërbimet e kësaj klinike thelbësore.
Në përrallë, Pjetri Pan është djali që nuk donte të rritej kurrë, duke zgjedhur të jetonte përgjithmonë në Ishullin e Përallave, i lirë nga çdo rregull apo detyrim i botës së të rriturve. Megjithatë, ajo që dikur ishte një fantazi fëminore, sot është shndërruar në një realitet klinik dhe social që preket gjithnjë e më shumë në shoqërinë moderne: Sindroma e Pjetrit Pan.
Në një shoqëri të zhvilluar, individi zhvillon një identitet të pavarur nga ai i familjes së origjinës. Kur mendësia e një personi evoluon falë shkollimit, ekspozimit ndaj informacioneve globale dhe përvojave të reja, hendeku intelektual dhe kulturor me rrethin e gjerë familjar (hallat, xhaxhallarët, kushërinjtë e largët) zgjerohet natyrshëm deri sa humbet kontakti fare.
Sipas informacioneve ekskluzive të siguruara nga gazeta "Mjeku" përmes një sinjalizuesi brenda Odës së Mjekëve, drejtuesit e këtij institucioni gëzojnë paga astronomike, të cilat jo vetëm që sfidojnë çdo standard etik të një vendi në zhvillim, por madje kalojnë edhe pagën e Presidentit të shtetit.
Autoritetet shëndetësore në New York kanë konfirmuar një shpërthim të sëmundjes së Legjionarëve në zonën Upper East Side, ku deri tani janë raportuar 90 raste infektimi dhe gjashtë viktima.
Në kërkim të jetëgjatësisë, shoqëria moderne është obseduar pas dietave strikte, numërimit të kalorive dhe eliminimit të çdo ushqimi të pashëndetshëm. Megjithatë, kërkimet më të fundit nga psikologët dhe neuro-shkencëtarët amerikanë po përmbysin këtë narrativë, duke sjellë një përfundim sa provokues, aq edhe real: burimi kryesor i dëmtimeve fizike dhe shkurtimit të jetës nuk është ajo që hamë, por stresi që prodhojmë vetë.
Çdo vit, Komiteti i Programimit Shkencor i EADV përgatit një axhendë 4-ditore tërheqëse dhe frymëzuese në më shumë se 170 seanca, duke përmbushur pritjet e dermatologëve-venerologëve të rinj dhe profesionistëve me përvojë.
Studimet sugjerojnë se personat që konsumojnë rregullisht agrume kanë tendencë të kenë tension sistolik më të ulët krahasuar me ata që i konsumojnë rrallë.
UEG Week and Postgraduate Teaching (PGT) : janë vendet kryesore për studiues nga e gjithë bota për të prezantuar gjetjet e tyre më të fundit. Java UEG kombinon kërkime shkencore të nivelit botëror dhe leksione të ftuara nga mendje kryesore në gastroenterologji. Në Javën UEG dhe PGT, ne i japim përparësi temave multidisiplinare që i përshtaten të gjithë komunitetit gastrointestinal - Komunitetit UEG. Me kongresin tonë hibrid, jemi të lumtur t'ju ofrojmë më të mirën e të dy botëve përmes formateve tona fizike (Barcelona) dhe virtuale.
Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financohen shërbimet shëndetësore në Shqipëri, duke propozuar që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të kalojë nga administrimi i buxheteve historike në një model ku pagesat lidhen me rezultatet, cilësinë dhe performancën e ofruesve të shërbimeve.
Për më shumë se një shekull, që kur u zbulua insulina, mjekësia ka pasur një mision kryesor për diabetin e tipit 1: mbijetesën dhe kontrollin e sëmundjes — jo shërimin e saj. Sot kjo po ndryshon. Në disa laboratorë të botës, shkencëtarë po punojnë për diçka që deri para pak vitesh dukej fantashkencë: një pankreas artificial ose bioinxhinierik që do t'i jepte trupit aftësinë e humbur për të prodhuar vetë insulinë — pa gjilpëra, pa pompa të jashtme dhe, çka është më e rëndësishmja, pa nevojën për ilaçe imunosupresive gjatë gjithë jetës.
Një dietë e shëndetshme përfshin një marrje të ekuilibruar të lëndëve ushqyese, por rëndësia e disa prej tyre është veçanërisht e dukshme në rrethana të caktuara.
Në Kosovë, të jesh mjek i ri është një sfidë që shpesh përfundon në zhgënjim. Përveç papunësisë kronike dhe mungesës së perspektivës në sistemin tonë shëndetësor, mjekët e rinj tani po përballen me një tjetër budallallak – këtë herë nga institucioni që supozohet t'i mbrojë ata: Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK).
Njeriu duhet të dijë kur të falë dhe kur të vendosë kufij; kur të besojë dhe kur të jetë i kujdesshëm. Në sytë e atyre që kërkojnë ta shfrytëzojnë, mirësia pa mençuri shpesh interpretohet si dobësi ose mungesë e karakterit vendimmarrës.
Në shumë raste, pas emërimit në tituj akademikë, vërehet një fenomen shqetësues: një lloj “gjumi dimëror” profesional. Aktiviteti shkencor zbehet, angazhimi në kërkime bie, ndërsa promovimi i institucioneve në arenën ndërkombëtare mbetet minimal. A janë titujt akademik të blerë në Kosovë?!
Një gumëzhimë gjatë natës dhe një pickim i mushkonjës në mëngjes mjaftojnë për t’ju prishur gjumin dhe ditën. Kruajtja, skuqja dhe ënjtja janë reagime të zakonshme, por ekspertët thonë se ka disa mënyra të thjeshta për t’i lehtësuar simptomat dhe për të shmangur dëmtimin e lëkurës nga kruarja.
Kokëdhimbja është një nga ankesat më të shpeshta shëndetësore dhe shpesh konsiderohet si diçka kalimtare. Megjithatë, kur ajo bëhet e vazhdueshme ose përsëritet shpesh, mund të jetë sinjal i një problemi më të thellë që nuk duhet neglizhuar.
Debati mbi drejtimin e spitaleve është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, teksa sistemet shëndetësore përballen me sfida gjithnjë e më komplekse, nga presioni financiar te kërkesat për cilësi dhe transparencë. Në thelb të këtij diskutimi qëndron një pyetje e thjeshtë, por me pasoja të thella: a duhet të drejtohen spitalet nga profesionistë të menaxhimit apo nga vetë mjekët?