Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur pikëllimin për humbjen e kolegut dhe anëtarit të saj.

Në reagimin e saj, Oda e Farmacistëve ka vlerësuar kontributin profesional të Kurtit, përkushtimin në punë dhe bashkëpunimin e tij me komunitetin farmaceutik, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas Odës, ai do të kujtohet për profesionalizmin, korrektësinë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit farmaceutik.

Oda e Farmacistëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Ceremonia e meshës për Leonard Kurtin do të mbahet më 1 nëntor, në orën 14:30, në Ferizaj, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 15:00, në Varrezat e Qytetit në Ferizaj.