Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën nuk po zbulon ndonjë realitet të panjohur për qytetarët. Përkundrazi, ai po e dokumenton atë që qytetarët e përjetojnë çdo ditë: një sistem shëndetësor me probleme të thella, reforma të ngadalta, mungesë efikasiteti dhe pasiguri për shërbimet bazë shëndetësore.
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën nuk po zbulon ndonjë realitet të panjohur për qytetarët. Përkundrazi, ai po e dokumenton atë që qytetarët e përjetojnë çdo ditë: një sistem shëndetësor me probleme të thella, reforma të ngadalta, mungesë efikasiteti dhe pasiguri për shërbimet bazë shëndetësore.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë 2026 evidenton një barrë të lartë financiare për pacientët, financim të kufizuar publik për shëndetësinë dhe vonesa në përafrimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore me standardet e Bashkimit Evropian.
Në Kosovë, jeta e njeriut vlen më pak se pushteti, lidhja familjare dhe interesi politik. Kur një grua vritet pas përgjigjjes së munguar të institucioneve gjyqësore dhe qendrës sociale, nuk bëhet fjalë vetëm për një tragjedi individuale. Bëhet fjalë për një shtet që nuk e mbron qytetarin në kohë dhe që e sheh njeriun si numër, jo si jetë.
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emergjent nga rrjeti europian RASFF, AKU u bën thirrje qytetarëve të shmangin konsumin e disa loteve të pudingut proteinik “Arla” me origjinë nga Danimarka.
Dr.Ruden Cakoni ka folur për hormonin GLP-1 dhe rëndësinë e tij në podcastin “Obeziteti – Le të flasim për të”. Ajo thotë se GLP-1 është një hormon shumë i rëndësishëm në trup, i cili, luan një rol thelbësor në rregullimin e ekuilibrit të sheqerit në trup nëpërmjet insulinës.
Në një kohë kur Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) vazhdon të përballet me kritika të vazhdueshme për mungesë të pajisjeve bazike, materialeve shpenzuese dhe kushteve të dinjitetshme për pacientët, menaxhmenti ka vendosur të shpenzojë 549,000 euro për një blerje që ngre shumë pikëpyetje: një Rezonancë Magnetike (MRI) mobile.
Në Kosovë, të jesh mjek i ri është një sfidë që shpesh përfundon në zhgënjim. Përveç papunësisë kronike dhe mungesës së perspektivës në sistemin tonë shëndetësor, mjekët e rinj tani po përballen me një tjetër budallallak – këtë herë nga institucioni që supozohet t'i mbrojë ata: Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK).
Psikiatria nuk është e pavlerë, por është e kufizuar. Ajo ndihmon pak sepse tenton të kurojë "shpirtin" me mjete që janë krijuar për të kurore "trupore". Shërimi i vërtetë psiqik kërkon më shumë se një diagnozë apo një pilulë; kërkon një ndryshim të rrënjësishëm në mënyrën se si ne e kuptojmë vuajtjen njerëzore – jo si një defekt mekanik, por si një thirrje për ndryshim në jetën e individit.
Dr.Ruden Cakoni ka folur për hormonin GLP-1 dhe rëndësinë e tij në podcastin “Obeziteti – Le të flasim për të”. Ajo thotë se GLP-1 është një hormon shumë i rëndësishëm në trup, i cili, luan një rol thelbësor në rregullimin e ekuilibrit të sheqerit në trup nëpërmjet insulinës.
Kortizoli njihet si hormoni i stresit, por roli i tij në organizëm shkon shumë përtej reagimit ndaj situatave stresuese. Ai ndihmon në rregullimin e metabolizmit, nivelit të sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut, si dhe luan rol në kontrollin e inflamacionit.
Qumështi i gjirit është shumë më tepër sesa një burim ushqimi për foshnjën. Ai siguron lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e saj, ndërsa luan një rol të rëndësishëm edhe në forcimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin e mikrobiomës së zorrëve.
“E pavetëdijshmja nuk është në asnjë mënyrë një thes i zbrazët ku grumbullohen mbeturinat e ndërgjegjes...” — C. G. Jung, Letër Dr. N., 1934 “Ajo është në të vërtetë shtresa e përjetshme e gjallë, krijuese dhe filizuese brenda secilit prej nesh...” — C. G. Jung, hyrje në Secret Ways of the Mind, 1930
Deklaratat fyese ndaj emigrantëve kosovarë duhen kundërshtuar qartë. Megjithatë, përgjigjja më e fortë nuk është vetëm revolta në rrjete sociale. Përgjigjja më e mirë është ndërtimi i një Kosove me institucione të ndershme, arsim të fortë, drejtësi të paanshme dhe ekonomi që u jep qytetarëve arsye të qëndrojnë. Në të gjtha nga keto ne si shoqëri jemi ne fund të pusit sipas sllovenve! Apo ndoshta jemi të tillë ?!
EUSEM 2026 është një kongres kryesor evropian i dedikuar mjekësisë emergjente. Një takim ndërkombëtar që bashkon profesionistë të kujdesit shëndetësor, ekspertë dhe inovatorë nga e gjithë fusha.
ERS 2026, i organizuar nga European Respiratory Society, është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e pneumologjisë dhe mjekësisë respiratore. Kongresi do të mbahet në Barcelona, Spanjë, nga 5 deri më 9 shtator 2026, dhe pritet të mbledhë specialistë, studiues dhe profesionistë të shëndetësisë nga mbarë bota.
Vaksina e re, e njohur teknikisht si Comirnaty XFG, është një vaksinë e përditësuar me teknologjinë mRNA, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech për sezonin 2026/2027. Ndryshe nga vaksinat e hershme që ishin dypalëshe (bivalente), kjo është një vaksinë monovalente. Ajo përmban vetëm udhëzimet gjenetike për të luftuar proteinën Spike të variantit XFG (Stratus).
Një fotografi e dërguar nga një sinjalizues, që pretendohet se paraqet një raport specialistik me shkrim dore I pa mundur për t’u lexuar, ngre një shqetësim serioz për sigurinë e pacientëve dhe cilësinë e komunikimit në shëndetësi.
Një rast shqetësues ka ngritur edhe një herë alarmin për gjendjen e shëndetësisë publike në vend, veçanërisht në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një qytetar, i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje për vendosjen e dy stendave në institucionin publik, është detyruar të kërkojë shpëtim në sektorin privat pasi gjendja e tij shëndetësore nuk po përmirësohej.
Një sinjalizues brenda Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ka sinjalizuar për një atmosferë të keqe pune, ku mjekët nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin për shkak të xhelozisë profesionale dhe ndarjes së pacientëve.