Në mjekësi, një raport nuk është thjesht dokument administrativ. Ai shërben si udhëzim për mjekun vijues, infermierin, farmacistin dhe vetë pacientin. Nëse diagnoza, terapia, doza e barnave, rekomandimet për ekzaminime ose kontrolli i ardhshëm nuk kuptohen qartë, rreziku për keqinterpretim rritet ndjeshëm.
Shkrimi i palexueshëm nuk duhet trajtuar si çështje humori apo si “stil personal” i mjekut. Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e njeriut, qartësia është detyrim profesional. Një fjalë e lexuar gabim, një dozë e paqartë ose një udhëzim i pakuptueshëm mund të vonojë trajtimin e duhur ose, në rastin më të keq, të shkaktojë dëm te pacienti.
Zgjidhja nuk duhet të jetë vetëm kritika publike ndaj një individi. Institucionet shëndetësore duhet të vendosin standarde të qarta: raportet të shkruhen në mënyrë të lexueshme, të përdoren formularë të standardizuar dhe, aty ku është e mundur, dokumentacioni të hartohet në format elektronik. Trajnimet periodike për dokumentimin klinik dhe kontrolli i brendshëm i cilësisë do të ndihmonin gjithashtu.
Qëllimi i artikulluit është hapja e debatit për sigurinë e pacientit dhe përmirësimin e sistemit, jo ekspozimi ose linçimi publik i një personi.




