Fistikët përmbajnë proteina, fibra, yndyra të shëndetshme, vitaminë B6, kalium dhe antioksidantë. Rreth 50 fistikë ofrojnë afërsisht 159 kalori, 6 gram proteina, 3 gram fibra dhe 13 gram yndyra.

Mbështesin zemrën

Yndyrnat e mira, fibrat dhe antioksidantët e fistikëve mund të ndihmojnë në përmirësimin e profilit të kolesterolit dhe shëndetit kardiovaskular. Kaliumi në ta gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të trupit.

Ndihmojnë në kontrollin e peshës

Edhe pse kanë kalori, fistikët japin ngopje falë proteinave dhe fibrave. Kjo mund të ndihmojë që të hani më pak gjatë ditës, veçanërisht kur zëvendësojnë snack-e më të përpunuara.

Përmirësojnë tretjen

Fibrat e fistikëve ushqejnë bakteret e mira të zorrëve dhe mund të mbështesin një mikrobiom më të shëndetshëm. Kjo ndikon pozitivisht në tretje dhe mirëqenie të përgjithshme.

Ndihmojnë sheqerin në gjak

Fistikët kanë indeks të ulët glicemik, pra nuk e ngrenë shpejt sheqerin në gjak. Kombinimi i tyre me karbohidrate mund të ndihmojë në një ekuilibër më të mirë të glukozës.

Si t’i konsumoni

Zgjidhni fistikë të papërpunuar ose të pjekur pa shumë kripë. Një pjesë e arsyeshme është rreth një grusht i vogël në ditë. Kujdes nëse keni alergji ndaj arrave