Studimi analizoi të dhënat afatgjata të Programit për Parandalimin e Diabetit (DPP) dhe Studimit të Rezultateve të Programit për Parandalimin e Diabetit (DPPOS), një program kërkimor që nisi në fund të viteve ’90 dhe ka ndjekur për shumë vite, persona me rrezik të lartë për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Studiuesit analizuan 1 483 persona, me moshë mesatare 74 vjeç, të cilët fillimisht kishin rrezik të lartë për diabetin e tipit 2.
Pjesëmarrësit ishin ndarë në mënyrë të rastësishme në grupe që merrnin metforminë, placebo ose ndiqnin një program intensiv për ndryshimin e stilit të jetesës.
Rezultatet treguan se personat e caktuar fillimisht, në grupin e metforminës kishin mesatarisht 15,5 vite ekspozim ndaj këtij ilaçi gjatë periudhës së ndjekjes.
Kur funksionet njohëse u vlerësuan gjatë viteve 2022–2024, përdorimi afatgjatë i metforminës, u shoqërua me 60% më pak gjasa për demencë, krahasuar me grupin placebo, dhe me 62% më pak gjasa, krahasuar me grupin që ndoqi ndërhyrjen intensive për ndryshimin e stilit të jetesës.
Metformina u shoqërua gjithashtu me një performancë disi më të mirë në testet e kujtesës, gjatë viteve të ndjekjes.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes.
Metformina është një ilaç i përdorur kryesisht për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe përdorimi i saj duhet të bëhet vetëm sipas këshillës së mjekut.
Në përfundim, studimi ofron një sinjal premtues se përdorimi afatgjatë i metforminës, mund të ketë edhe përfitime në shëndetin e trurit, por nevojiten të dhëna të tjera përpara se kjo lidhje të konsiderohet e provuar.




