Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) ka publikuar udhëzime të reja për trajtimin e simptomave të zakonshme të menopauzës dhe perimenopauzës, duke rekomanduar terapinë hormonale për shumë gra që përjetojnë afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës.
Sipas mjekëve dhe dietologëve, një mënyrë e shëndetshme të ushqyeri mund të ndihmojë në kontrollin e disa prej faktorëve kryesorë që lidhen me goditjen në tru, përfshirë tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Deklaratat fyese ndaj emigrantëve kosovarë duhen kundërshtuar qartë. Megjithatë, përgjigjja më e fortë nuk është vetëm revolta në rrjete sociale. Përgjigjja më e mirë është ndërtimi i një Kosove me institucione të ndershme, arsim të fortë, drejtësi të paanshme dhe ekonomi që u jep qytetarëve arsye të qëndrojnë. Në të gjtha nga keto ne si shoqëri jemi ne fund të pusit sipas sllovenve! Apo ndoshta jemi të tillë ?!
Carl Gustav Jung e shihte moshën e mesme jo thjesht si një periudhë plakjeje, por si një pikë kthese të rëndësishme në zhvillimin e njeriut. Rreth moshës 40-vjeçare, shumë njerëz fillojnë të pyesin veten: Kush jam unë përtej punës, parave, statusit dhe pritshmërive të të tjerëve?
Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme e lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagjenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.
Sindroma Sturge-Weber është një çrregullim i rrallë neurokutaneal, i pranishëm që në lindje, që prek lëkurën, trurin dhe sytë. Shenja më e njohur është një njollë e kuqe-vjollcë në fytyrë, e njohur si “njollë ngjyrë vere”, zakonisht në ballë dhe rreth syrit. Kjo njollë vjen nga zhvillimi jo i zakonshëm i enëve të vogla të gjakut nën lëkurë.
Shumë njerëz i konceptojnë thinjat si diçka negative, shqetësim që është pasojë e një stresi apo traume. Dhe ka histori të tilla të njerëzve që janë gdhirë me kokë të bardhë pas një ngjarjeje të tmerrshme.
Një ilaç i përdorur gjerësisht për diabetin e tipit 2, mund të lidhet me një rrezik dukshëm më të ulët të demencës dekada më vonë, sipas një studimi të ri amerikan, sipas “Science”.
Konsumimi i deri në pesë filxhanëve kafe në ditë është përgjithësisht i sigurt për shumicën e të rriturve dhe mund të lidhet me një rrezik më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare, sipas një deklarate të re shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association).
Një gur themeli i dietës mesdhetare, vaji i ullirit është i njohur gjerësisht për vetitë e tij të dobishme për shëndetin kardiovaskular dhe të përgjithshëm. Tani, interesi shkencor po kthehet edhe në kontributin e tij në kontrollin e oreksit. Studimet e fundit sugjerojnë se përbërësit e tij aktivë mund të ndikojnë në hormonet e ngopjes, duke zgjatur ndjesinë e ngopjes pas ngrënies.
Kur një student i mjekësisë mbaron fakultetin dhe hyn në spital si mjek i ri, pyetja që shtrohet natyrshëm është: A është ai vërtet i përgatitur për të trajtuar pacientë? Apo vitet e studimit janë mbushur kryesisht me teori, libra të vjetruar dhe pak kontakt me realitetin klinik?
Në një botë ku gratë janë më të arsimuara dhe më të pavarura se kurrë, një fenomen psikologjik i fshehtë vazhdon të ndikojë në jetën e shumë prej tyre: Sindroma e Cinderellës. Ky koncept, i prezantuar nga gazetarja Colette Dowling në vitin 1981, përshkruan një model pasiv psikologjik ku gratë kanë frikë nga pavarësia dhe presin shpëtimin nga një figurë e jashtme, zakonisht një burrë.
Kanceri i zorrës së trashë është një nga kanceret më të shpeshtë në botë dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga kanceri – por njëkohësisht ndër kanceret ku parandalimi dhe zbulimi i hershëm bëjnë diferencën më të madhe në mbijetesë. Rreziku rritet dukshëm pas moshës 45–50 vjeç, prandaj kjo moshë konsiderohet prag kyç për fillimin e kontrolleve të rregullta.
Infertiliteti mashkullor është pamundësia e një burri për të kontribuar në konceptim pas të paktën 12 muajve marrëdhënie seksuale pa mbrojtje. Ai përbën rreth gjysmën e rasteve të infertilitetit në çift, por shpesh mbetet më pak i diskutuar se infertiliteti femëror. Kuptimi i shkaqeve kryesore është i rëndësishëm, si për mjekët, ashtu edhe për vetë pacientët.
Në diskursin e zakonshëm mjekësor, cefalea shpesh konsiderohet si një simptomë banale ose sekondare. Megjithatë, kur ajo kalon pragun klinik të migrenës kronike (≥15 ditë me dhimbje koke në muaj për më shumë se tre muaj), ne nuk po përballemi thjesht me një "dhembje kokë të fortë", por me një çregullim kompleks neuro-vaskular me goditje sistemike në jetën e pacientit dhe në shoqëri.
Në shumë familje, një fëmijë – zakonisht më i madh – merr rol të fshehur: “adulti i vogël” që mbështet prindërit, kujdeset për fëmijë më të rinj dhe kontrollon gjërat për të mos u “çrrregulluar” asgjë. Psikologët e quanin këtë fenomen ndonjëherë „sindromë e birit/bijës së madhe”: një mbingarkesa me përgjegjësi, vështirësia për të kërkuar ndihmë dhe prirja për të kontrolluar gjithçka.
Karakteri i njeriut nuk është diçka që lind gati e formuar. Ai ndërtohet gradualisht — nga familja, shkolla, përvojat personale, por edhe nga shoqëria dhe kultura në të cilën jetojmë. Dy njerëz me të njëjtin tipar themelor — psh. guximin — mund ta shprehin atë krejt ndryshe nëse njëri ka lindur në Kosovë e tjetri në Japoni.
Një studim sugjeron se kalimi i tre ditëve në pyll mund të rrisë me afro 80% aktivitetin e qelizave NK (Natural Killer), të cilat janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë organizmin të luftojë qelizat e dëmtuara, përfshirë edhe ato kancerogjene.
Në sallat e ftohta të Institutit të Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, një heshtje e rëndë ka mbuluar jo vetëm tavolinat e punës, por edhe vetë thelbin e edukimit mjekësor. Ajo që dikur ishte zemra e formimit të çdo mjeku të ardhshëm, sot është shndërruar në një hapësirë boshe, ku mungesa më alarmante është ajo e trupave (kufomave) për demonstrim.
Në Japoni numri të 100-vjeçarëve është më i madh në botë: mijëra njerëz kalon kufirin të qindvjeçarisë, dhe studiuesit e gjatësisë të jetës e shpjegonin këtë thjeshtë – puna që të pëlqen dhe komuniteti ku bën pjesë.