Në një periudhë kur malaria prekte rëndë popullsinë, sidomos në zonat kënetore, Dr. Ashta kuptoi se lufta kundër saj kërkonte jo vetëm trajtim të të sëmurëve, por edhe organizim, parandalim dhe ndërgjegjësim publik. Që në vitin 1922, ai botoi shkrime profesionale ku kërkonte masa konkrete për zhdukjen e malaries, ndërsa më vonë vijoi formimin në Romë në fushën e kontrollit të kësaj sëmundjeje.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dr. Ashta u angazhua në fushatën kombëtare kundër malaries. Masat përfshinin evidentimin e rasteve, luftimin e mushkonjave dhe ndërhyrje në zonat e rrezikuara. Rezultatet e kësaj pune të gjatë u panë në vitet pasuese, kur malaria u zhduk në shumicën e zonave të Shqipërisë.

Për kontributin e tij, Dr. Anton Ashta u nderua me titullin “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në Tiranë një rrugë mban emrin e tij. Ai vdiq në Tiranë në vitin 1977, por emri i tij mbetet i lidhur me idenë se mjekësia nuk kufizohet vetëm te trajtimi individual: ajo është edhe shërbim publik, parandalim dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.

Në vitin 1932 botoi veprën "Malaria ".
Siç kishte parashiku , në vitin 1962 malaria u zhduk në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Në po atë vit ai mbrojti doktoraturën me veprën "Malaria në Shqipëri "