Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar rezultatet e konkursit për mjekë specialistë në Spitalin e Prizrenit, pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistës me gojë.
Në Repartin e Urologjisë, është pranuar Dardan Muçaj me 83 pikë, duke lënë pas Dardan Hoxhën me 50.75 pikë.
Sa i përket Njësisë së Nefrologjisë, është pranuar Gentian Bytyçi me 79. pikë, ndërkaq në Biokimi klinike fitues është shpallur Genc Berisha me 78. pikë.
Po ashtu, në reaprtin e Pulmologjisë janë pranuar dy mjekë specialistë, Driton Hoti 84 pikë dhe Shenasi Xhemaj 81.
Në Gastroenterologji është pranuar Krenar Reshitaj me 79 pikë, ndërsa në Radiologji, i vetmi i pranuar është Imran Amiti.
Ndërkaq në Kardiologji invazive janë pranuar katër mjekë specialistë: Meti Kuçi, Drilon Gashi, Artan Bajraktari dhe Mentor Shatri.




