Në praktikën e përditshme klinike, aftësia e pacientëve për t'u përshtatur në mjedise sociale konsiderohet përgjithësisht një tregues i funksionalitetit të lartë kognitiv. Megjithatë, ekziston një vijë e hollë midis mimikrisë psikosociale normo-funktionale dhe asaj që në terma informalë klinikë njihet si "Sindroma e Kameleonit" — një paqëndrueshmëri e thellë e identitetit ku individi ndryshon radikalisht qëndrimet, opinionet, sjelljen dhe tonin e personalitetit në varësi të bashkëbiseduesit.
Në shumë familje, një fëmijë – zakonisht më i madh – merr rol të fshehur: “adulti i vogël” që mbështet prindërit, kujdeset për fëmijë më të rinj dhe kontrollon gjërat për të mos u “çrrregulluar” asgjë. Psikologët e quanin këtë fenomen ndonjëherë „sindromë e birit/bijës së madhe”: një mbingarkesa me përgjegjësi, vështirësia për të kërkuar ndihmë dhe prirja për të kontrolluar gjithçka.
Studimet sugjerojnë se personat që konsumojnë rregullisht agrume kanë tendencë të kenë tension sistolik më të ulët krahasuar me ata që i konsumojnë rrallë.
Zgjoheni në mëngjes dhe vini re një mavijosje në trup, por nuk mbani mend të jeni goditur? Kjo ndodh shpesh dhe, në shumicën e rasteve, nuk është shqetësuese. Megjithatë, nëse mavijosjet shfaqen gjithnjë e më shpesh ose krijohen edhe pas goditjeve shumë të lehta, mund të ketë një shkak tjetër pas tyre.
Prej kohësh është thënë se qëndrimi në këmbë është më i shëndetshëm se të qëndruarit ulur. Por një eksperiment personal i realizuar nga një burrë ka ngritur pikëpyetje mbi këtë bindje. Në një video virale në YouTube, me gati katër milionë shikime, amerikani Lucas Ball — që e përshkruan veten si “kaskader i vetë-certifikuar” — vendosi të mos ulet për pesë ditë me radhë, me qëllimin për të testuar përfitimet shëndetësore të qëndrimit në këmbë.
Për më shumë se një shekull, që kur u zbulua insulina, mjekësia ka pasur një mision kryesor për diabetin e tipit 1: mbijetesën dhe kontrollin e sëmundjes — jo shërimin e saj. Sot kjo po ndryshon. Në disa laboratorë të botës, shkencëtarë po punojnë për diçka që deri para pak vitesh dukej fantashkencë: një pankreas artificial ose bioinxhinierik që do t'i jepte trupit aftësinë e humbur për të prodhuar vetë insulinë — pa gjilpëra, pa pompa të jashtme dhe, çka është më e rëndësishmja, pa nevojën për ilaçe imunosupresive gjatë gjithë jetës.
Karakteri i njeriut nuk është diçka që lind gati e formuar. Ai ndërtohet gradualisht — nga familja, shkolla, përvojat personale, por edhe nga shoqëria dhe kultura në të cilën jetojmë. Dy njerëz me të njëjtin tipar themelor — psh. guximin — mund ta shprehin atë krejt ndryshe nëse njëri ka lindur në Kosovë e tjetri në Japoni.
Edhe pse nuk e dimë saktësisht çfarë e shkakton, disa faktorë duket se rrisin rrezikun, si disa medikamente (përfshirë diuretikumet, statinat, steroidet, morfinën dhe disa inhalatorë për astmën), si dhe disa sëmundje (përfshirë dështimin e mëlçisë dhe veshkave, diabetin dhe hipotiroidizmin).
Për shumë njerëz, vera shoqërohet jo vetëm me pushime dhe temperatura të larta, por edhe me një shqetësim të përsëritur: pickimet e mushkonjave. Ndërsa disa persona përfundojnë me shenja të mëdha dhe kruarje për ditë ose javë të tëra, të tjerë duket sikur pothuajse nuk preken fare.
Një studim sugjeron se kalimi i tre ditëve në pyll mund të rrisë me afro 80% aktivitetin e qelizave NK (Natural Killer), të cilat janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë organizmin të luftojë qelizat e dëmtuara, përfshirë edhe ato kancerogjene.
Një dietë e shëndetshme përfshin një marrje të ekuilibruar të lëndëve ushqyese, por rëndësia e disa prej tyre është veçanërisht e dukshme në rrethana të caktuara.
Në një botë ku ritmi i jetës është bërë gjithnjë e më i shpejtë, ushqyerja shpeshherë kalon në plan të dytë. Mirëpo, shkenca është e qartë: ajo që vendosim në pjatën tonë çdo ditë është faktori më i fuqishëm që kemi në dorë për të vendosur për shëndetin tonë afatgjatë. Sëmundjet kronike – si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe disa lloje të kancerit – nuk janë thjesht rezultat i fatit, por shpesh pasojë e një stili jetese ku dieta luan rolin kryesor.
Në Japoni numri të 100-vjeçarëve është më i madh në botë: mijëra njerëz kalon kufirin të qindvjeçarisë, dhe studiuesit e gjatësisë të jetës e shpjegonin këtë thjeshtë – puna që të pëlqen dhe komuniteti ku bën pjesë.
Ndërsa sezoni i verës dhe pushimet në ambiente kolektive sapo kanë nisur, mjeku infeksionist Dr. Tritan Kalo sjell një mesazh të rëndësishëm informues për publikun, me qëllim parandalimin dhe ndërgjegjësimin mbi një infeksion të zakonshëm të lëkurës – Impetigo bacteriosa.
Psikiatria nuk është e pavlerë, por është e kufizuar. Ajo ndihmon pak sepse tenton të kurojë "shpirtin" me mjete që janë krijuar për të kurore "trupore". Shërimi i vërtetë psiqik kërkon më shumë se një diagnozë apo një pilulë; kërkon një ndryshim të rrënjësishëm në mënyrën se si ne e kuptojmë vuajtjen njerëzore – jo si një defekt mekanik, por si një thirrje për ndryshim në jetën e individit.
Njeriu duhet të dijë kur të falë dhe kur të vendosë kufij; kur të besojë dhe kur të jetë i kujdesshëm. Në sytë e atyre që kërkojnë ta shfrytëzojnë, mirësia pa mençuri shpesh interpretohet si dobësi ose mungesë e karakterit vendimmarrës.
Koha moderne që e jetojmë na detyron të kontrollojmë çdo gjë, pikërisht ankthi lind nga iluzioni i sigurisë absolute. Kur ndalojmë së luftuari me të ardhmen që nuk ekziston, vrasim ankthin njëherë e përgjithmonë dhe zbulojmë një jetë krejtë tjetër , më të qetë, më të lirë dhe plot shpresë.
Ndryshimet në dëshirën seksuale përgjatë jetës janë një fenomen natyror, i ndikuar nga një ndërthurje faktorësh biologjikë, hormonalë dhe psikologjikë. Një vëzhgim i shpeshtë klinik dhe social është rritja e libidos tek femrat pas moshës 40 vjeçare, ndërkohë që tek meshkujt shpesh vërehet një rënie graduale. Kjo diferencë nuk është rastësore, por lidhet ngushtë me transformimet hormonale dhe fazat e ndryshme të jetës.
Kokëdhimbja është një nga ankesat më të shpeshta shëndetësore dhe shpesh konsiderohet si diçka kalimtare. Megjithatë, kur ajo bëhet e vazhdueshme ose përsëritet shpesh, mund të jetë sinjal i një problemi më të thellë që nuk duhet neglizhuar.
Ka një temë që rrallë diskutohet hapur, por që po prek gjithnjë e më shumë burra mbi 50 vjeç në Kosovë — dhe që shpesh injorohet deri sa dëmi bëhet i pakthyeshëm: kalcifikimi i korpuseve kavernoze të penisit.
Një nga keqkuptimet më të zakonshme është përdorimi i antibiotikëve për infeksione virale, si gripi apo ftohja e zakonshme. Në këto raste, antibiotikët nuk kanë asnjë efekt, pasi viruset nuk reagojnë ndaj tyre. Marrja e panevojshme jo vetëm që nuk ndihmon, por rrit rrezikun e efekteve anësore si alergjitë, çrregullimet gastrointestinale dhe dëmtimi i florës normale bakteriale.
Në dekadat e fundit, vetmia është shndërruar nga një përvojë individuale në një fenomen me ndikim të gjerë shoqëror dhe shëndetësor. Organizatat ndërkombëtare të shëndetit po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë vetminë si një faktor të rëndësishëm rreziku, i krahasueshëm me elementë të tillë si obeziteti, duhanpirja apo mungesa e aktivitetit fizik.
Kur një burrë bie vërtet në dashuri, ndryshimi nuk është thjesht emocional — është edhe neurobiologjik. Studimet mbi sjelljen e çiftëzimit dhe lidhjes tregojnë se në fazat e para të dashurisë romantike, truri kalon nëpër një ristrukturim kimik që ndikon drejtpërdrejt në sjellje, përfshirë edhe nevojën e theksuar për afërsi fizike dhe kohore me personin e dëshiruar.
Për dekada me radhë, mushkonjat janë konsideruar ndër bartëset më të rrezikshme të sëmundjeve infektive, duke transmetuar malaria, dengën, Zikën dhe ethet e verdha te miliona njerëz çdo vit. Sot, shkenca po përpiqet ta ndryshojë këtë realitet përmes inxhinierisë gjenetike.