Pse ky obsesion traumatik primitiv? Ndoshta sepse Kosova deri para Luftës së Dytë Botërore ishte një fshat i madh provincial, i mbërthyer ende në mentalitetin e mesjetës bujqësore, ku toka, bagëtia dhe posti kalonin nga babai te djali si trashëgimi e shenjtë. Sot toka është zëvendësuar me katedër, bagëtia me asistentë, e posti me titullin “profesor”. Dhe kështu, konkurenca e shëndoshë vdes qetësisht, ndërsa lidhjet familjare të tyre forcohën duke u martuar këta fëmijë mes veti , martesat mes tyre i çelikosin lidhjet e korrupsionit dhe e kthejnë fakultetin në një dinasti të vogël, por shumë të krenueshme.
Kur shpallet konkursi për asistent, ushqizorët (ata të mesatarës “së lartë” që prindi e ka ushqyer me nota të mira që nga viti i parë) dalin si ujku i uritur. Mesatarja e tyre është fallco sa një premtim parazgjedhor: babai apo nëna “ndihmon” në çdo provim, ndërsa studentët e tjerë, ata që nuk kanë “lidhje”, mbeten jashtë si të huaj në shtëpinë e tyre. Dhe pastaj, kur këta “asistentë” bëhen profesorë, e vazhdojnë traditën me fëmijët e tyre. Cikli i shenjtë nuk ndërpritet kurrë.
Kjo situatë është për të ardhur keq. Jo sepse është e re, por sepse është e vjetër sa fakulteti vetë dhe sepse e tregon qartë se sa provincialë mbetemi si shoqëri. Pa reforma të thella – jo ato që shkruhen në letra dhe harrohen, por ato që e thyejnë zinxhirin e nepotizmit – Fakulteti i Mjekësisë do të vazhdojë të jetë jo vend i shkencës, por një fshat i madh akademik ku toka (lexo: katedra) mbetet gjithmonë në familje.
Dhe ne, si shoqëri, vazhdojmë të bëjmë sikur nuk e shohim. Sepse, siç thonë, “është djali i profesorit”. Dhe kjo, në Kosovë, duket se mjaft




