Në korridoret e Fakultetit të Mjekësisë, nuk dëgjohen vetëm hapa, trokitje në dyer apo tingulli i letrave të provimeve. Dëgjohen edhe pëshpërima. Histori që kalojnë nga një brez studentësh te tjetri.

Askush nuk i shkruan këto gjëra në procesverbal. Askush nuk dëshiron të jetë i pari që flet, sepse i pari rrezikon të mos besohet. Në një sistem ku profesori shihet si autoritet i pakontestueshëm, studenti shpesh ndihet i vogël, i pambrojtur dhe i varur nga vullneti i dikujt tjetër.

Në këtë botë imagjinare, disa pedagogë e përdorin pozitën e tyre jo për të mësuar, por për të kontrolluar. Ata e kuptojnë se një notë mund të bëhet mjet presioni, se një provim mund të shndërrohet në kërcënim dhe se heshtja e viktimës mund të duket si leje. Por heshtja nuk është pajtim. Heshtja është mbijetesë.

Skandalet publike që shpërthejnë herë pas here në rajon si rasti i kompozitorit Adrian Hila tregojnë se maska e autoritetit mund të fshehë sjellje të errëta. Kur dalin pamje komprometuese ose akuza për shkelje morale, publiku tronditet për disa ditë, rrjetet sociale ziejnë dhe më pas gjithçka rrezikon të zhduket nën valën e lajmit të radhës. Por pyetja mbetet: sa raste nuk dalin kurrë në dritë, sepse njerëzit kanë frikë nga turpi, hakmarrja, përjashtimi ose humbja e së ardhmes së tyre?

Është koha për kurajo të i denoncojmë profesorët perversa të cilët e degradojnë shumë integritetin e fakulteti të mjekesisë. Ata nuk kanë turp por vetëm frika i tmerron!